Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur pas të shtënave në një kishë në Teksas


Të shtëna në një kishë në Teksas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:03 0:00

Të shtëna në një kishë në Teksas

Mbi 20 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit gjatë lutjeve të së dielës.

Autoritetet nuk dhanë shifra të sakta për viktimat, por ABC News citoi një zyrtar të zbatimit të ligjit të ketë thënë se së paku 20 veta u vranë dhe 30 u plagosën nga të shtënat.

Sulmuesi ka hyrë në një kishë baptiste në rajonin Vilson, rreth orës 11:30 (koha lokale), dhe ka filluar të shtënat.

Është raportuar se pas sulmit është vrarë edhe sulmuesi.

Agjentët e FBI-së kanë arritur në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk dihen motivet e sulmuesit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se “lutjet tona janë me ata që janë plagosur nga ky akt djallëzor. I falënderojmë zbatuesit e ligjit për përgjigjen e tyre”.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes Twitterit, ka thënë: “Zoti qoftë me njerëzit e Teksasit. FBI dhe zyrtarët tjerë ligjorë janë në vendin e ngjarjes. Jam duke monitoruar situatën nga Japonia”.

Gazeta The Boston Globe ka potencuar se vetëm gjatë vitit 2017 është raportuar për 307 sulme me të shtëna në Shtetet e Bashkuara.

Në këto të dhëna janë përfshirë sulmet të cilat kanë pasur më shumë se katër viktima.

XS
SM
MD
LG