Ndërlidhjet

Trump: Programi i K. Veriore paraqet “kërcënim për botën”


Donald Trump (majtas) gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Tokio së bashku me kryeministrin Abe
Donald Trump (majtas) gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Tokio së bashku me kryeministrin Abe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se programi raketor atomik i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenianit ka përfunduar.

Duke folur sot në Tokio, pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, zoti Trump theksoi se të dy vendet po vazhdojnë të punojnë për t’i kundërshtuar “agresionet e rrezikshme” të regjimit të Koresë Veriore.

Programi atomik i Koresë Veriore është “kërcënim për botën e civilizuar dhe paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha Trump gjatë një konference për gazetarë së bashku me zotin Abe.

Sot është dita e dytë e turneut aziatik të presidentit, Donald Trump, gjatë së cilit ai do ta vizitojë edhe Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

XS
SM
MD
LG