Ndërlidhjet

Qeveria kurde e Irakut e gatshme për bisedime me Bagdadin


Fotot nga arkivi

Qeveria kurde e Irakut, ka thënë sot se është e gatshme të bisedoj me Bagdadin, për të zgjidhur çështjen e referendumit për pavarësi, të mbajtur nga rajoni autonom kurd të Irak.

Kryeministri kurd, Nechirvan Barzani, ka thënë se qeveria dhe partitë politike janë të gatshëm “të flasin seriozisht”, në vend se të zgjidhin këtë çështje përmes ushtrisë.

“Ne i bëjmë thirrje Bagdadit për armëpushim të plotë dhe për bisedime”, ka thënë kryeministri Barzani.

Pas referendumit, Bagdadi dërgoi forcat ushtarake për të rimarrë zonat jashtë rajonit kurd, ku si pasojë pati përballje me forcat kurde, Peshmerga.

Në referendumin kurd për pavarësi, 92% e kurdëve votuan në mbështetje të pavarësisë, votë të cilën Bagdadi e shpalli si të jashtëligjshme.

XS
SM
MD
LG