Ndërlidhjet

Putin kërkon zgjatje të mandatit të Gardës Kombëtare


Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shefi i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shefi i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar një ligj për të zgjatur mandatin e Gardës Kombëtare, një entitet i krijuar vitin e kaluar nga një truprojë e Putinit.

Propozimet për ndryshim të ligjit janë publikuar në faqen online të Dumës.

Ky ndryshim i propozuar mund të rrisë mundësinë që Putin të vendosë rregull në raste të krizave në Rusi.

Garda Kombëtare, raporton drejtpërdrejtë te presidenti. Drejtori i saj, Viktor Zolorov, ishte shef i sigurisë presidenciale në vitin 2000 deri në vitin 2013.

Kjo iniciativë është ndërmarrë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, në të cilat Putini pritet të marrë edhe një mandat të gjashtë.

XS
SM
MD
LG