Ndërlidhjet

Persona të armatosur sulmojnë stacionin televiziv në Kabul


Kabul, 7 nëntor 2017.

Persona të armatosur sulmuan një stacion televiziv privat në Kabul, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia afgane.

Shumë pjesëtarë të stafit ndodhen në ndërtesë, ndërsa sulmi vazhdon.

Dëshmitarët thanë se së paku tre sulmues kanë hyrë në ndërtesën e Televizionit Shamshad, i cili transmeton në gjuhën Pashto.

“I kam parë tre sulmues në kamerat e sigurisë, duke hyrë në ndërtesën e televizionit”, tha gazetari Faisal Zaland, i cili ka arritur të dalë.

Detaje të tjera nuk ka ende në dispozicion.

XS
SM
MD
LG