Ndërlidhjet

NATO në Afganistan: Nuk ka dëshmi të viktimave civile në Kunduz


Afganistan

Misioni i NATO-s në Afganistan tha se ushtria amerikane nuk ka gjetur prova për vrasje apo plagosje të civilëve gjatë një operacioni të përbashkët me forcat afgane, javën e kaluar.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se forcat amerikane në Afganistan i kanë hetuar akuzat për vrasje të civilëve në provincën veriore Kunduz, më 3 nëntor.

"Nuk ka pasur viktima civile. Asnjë spital apo klinikë nuk ka trajtuar njerëz me plagë nga konflikti i armatosur", thuhet në deklaratë.

"Mund të konfirmojmë se operacionet kanë ndodhur në këtë zonë dhe se disa luftëtarë armiq janë vrarë", u tha po ashtu në deklaratë.

Nematullah Temor, zëdhënës i guvernatorit të provicës, tha se një civil është vrarë dhe gjashtë janë plagosur kur një makinë është goditur nga një sulm ajror në qarkun Çardara të Kunduzit.

Khosh Mohammad Nasratyar, anëtar i këshillit provincial, tha se 14 civilë janë vrarë në sulme ajrore.

SHBA i ka intensifikuar sulmet ajrore, prejse presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur strategjinë e re për Afganistanin në muajin gusht.

XS
SM
MD
LG