Ndërlidhjet

Televizioni Shamshad në Kabul u sulmua nga persona të armatosur


Kabul, 7 nëntor 2017.

Persona të armatosur sulmuan sot ndërtesën e një stacioni televiziv në Kabul, duke vrarë së paku një person.

Tre sulmues hynë në ndërtesën e Televizionit Shamshad, pasi kanë shpërthyer eksplozivë, tha policia.

Një roje dhe një nga sulmuesit raportohen të vrarë, ndërsa operacioni i sigurisë është në vazhdim e sipër.

Grupi militant Shteti Islamik, përmes ueb-faqes Amaq, tha se është përgjegjës për sulmin.

Televizioni citoi një komandant të forcave speciale afgane të ketë thënë se të gjithë pjesëtarët e stafit brenda ndërtesës janë shpëtuar.

XS
SM
MD
LG