Ndërlidhjet

NATO rrit numrin e trupave në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Aleatët e NATO-s do të vendosin të enjten për rritjen e numrit të trupave në misionin trajnues të aleancës në Afganistan, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se në Afganistan do të dërgohen rreth 3,000 trupa shtesë dhe se rreth gjysma e tyre do të jenë nga Shtetet e Bashkuara.

"Rreth 13,000 trupa nga 39 shtete të ndryshme shërbejnë aktualisht në Misionin tonë Mbështetës në Afganistan. SHBA-ja tashmë po e rrit angazhimin, në kuadër të strategjisë së re për Azinë Jugore. Shumë aleatë dhe partnerë të NATO-s do të dërgojnë po ashtu më shumë trupa, për të mbështetur përpjekjet e Afganistanit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar", tha Stoltenberg për gazetarët në Bruksel.

Ai shtoi se "javët e fundit në Afganistan kanë qenë të vështira dhe me një numër sulmesh brutale dhe të pakuptimta".

Vetëm sot, dy njerëz janë vrarë dhe së paku 20 janë plagour nga një sulm i armatosur në ndërtesën e një televizioni privat në Kabul.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militanët e grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG