Policia thotë se e ka evakuuar ndërtesën e Parlamentit të Skocisë në Edinburg, pasi është gjetur një pako e dyshuar.
Në kumtesën e policisë theksohet se pak para mesditës së sotme, “ndërtesa është evakuuar si masë sigurie dhe hetimet po vazhdojnë”.
Duke cituar burime të paemëruara, agjencia Reuters ka raportuar se një pluhur i bardhë ishte dërguar te një ligjvënës i Partisë Konservatore.
Parlamenti i Skocisë ka konfirmuar se incidenti po vazhdon dhe se policia është në vendin e ngjarjes.
Skocia është pjesë e Mbretërisë së Bashkuara, por e ka parlamentin e vet.