Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Siri: Nga eksplodimi janë plagosur 5 ushtarë dhe 4 gazetarë


Pamje e ushtarëve të Rusisë në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se pesë ushtarë dhe katër reporterë televizivë rusë janë plagosur nga eksplodimi i një mine në pjesën lindore të Sirisë.

Agjencitë ruse të lajmeve, duke e cituar Ministrinë e mbrojtjes, kanë raportuar se “terroristët” dje e kanë aktivizuar një minë tokësore në qytetin, Deir al-Zor, duke i plagosur dy gazetarë që punonin për rrjetin NTV dhe dy të tjerë të rrjetin Zvezda.

Pesë ushtarë, që e pastronin terrenin e minave, po ashtu, janë plagosur.

Ministria thotë se të gjithë të plagosurit janë dërguar për mjekim në një bazë ajrore ruse në provinëcn Latakia në Siri dhe “sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetë”.

Rusia është mbështetësi më i fuqishëm i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile gjashtëvjeçare, nga e cila janë vrarë më se 330 mijë njerëz dhe zhvendosur miliona vetë.

XS
SM
MD
LG