Ndërlidhjet

Londër: U arrestua një biznesmen kroat i falimentuar


Ilustrim
Ilustrim

Një biznesmen kroat është arrestuar sot në Londër për shkak të akuzave se ka keqpërdorë fonde milionëshe të kompanisë së tij, duke shkaktuar falimentim masiv, që tash është çështje e shqetësimit kombëtar në Kroaci.

Policia londineze ka njoftuar se 66 vjeçari, Ivica Todoriq, themelues i kompanisë më të madhe kroate të ushqimit, Agrokor, do të paraqitet më vonë gjatë ditës në një gjykatë në Londër.

Emri i Todoriqit ishte i përfshirë në Europol, në listën e personave më të kërkuar të Evropës për dyshime për korrupsion, falsifikim të dokumenteve administrative dhe mashtrim, raporton agjencia AP nga Londra.

Ai dhe ish-ndihmësit e tij tash janë nën hetime lidhur me rënien financiare të kompanisë.

Todoriq, i cili i ka hedhur poshtë akuzat për keqbërje, ishte akuzuar për kqepërdorim të dhjetëra miliona eurove të fondeve të kompanisë, Agrokor, për përfitime personale.

XS
SM
MD
LG