Ndërlidhjet

Jim Mattis: Të hetohet dështimi i Forcës ajrore


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se ai ka angazhuar vëzhguesit e Pentagonit, të ekzaminojnë rrethanat e dështimit për të raportuar te FBI, rreth sulmuesit në kishës në Teksas.

Mattis ka thënë se ne duhet të kuptojmë “ se çka po ndodhë”.

Sipas rregullave të Pengagonit, dënimet për krime të personelit ushtarak , duhet të raportohen te databaza e krimeve kombëtare të FBI-së.

Sulmuesi, Devin Patrick Kelley, ishte dënuar për sulm ndaj bashkëshortës së tij dhe djalit, në vitin 2012.

Mattis ka thënë se Pentagoni duhet të “kuptojë se ku është problemi”.

XS
SM
MD
LG