Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara raportojnë për 12 viktima në Republikën e Malit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Dymbëdhjetë persona janë vrarë gjatë një sulmi në Mali, raportojnë Kombet e Bashkuara.

Në mesin e të vrarëve janë nëntë civilë, përfshirë edhe një vajzë e mitur, një anëtar i gardës kombëtare dhe dy të armatosur, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Janë identifikuar edhe disa viktima, gjatë një sulmi tjetër që ka ndodhur më herët gjatë ditës.

Mali është përballur me dhunën që kur rebelët separatistë e më vonë al-Qaeda, morën kontrollin e rajonit në puçin e vitit 2012.

Luftimet në këtë shtet të Afrikës vazhdojnë edhe pse në të kaluarën janë nënshkruar disa marrëveshje për paqe.

XS
SM
MD
LG