Ndërlidhjet

Siria do të jetë pjesë e Marrëveshjes së Parisit


Ilustrim

Siria po planifikon t’i bashkohet Marrëveshjes Klimatike të Parisit, thonë burimet zyrtare siriane.

Një vendim i tillë nga qeveria siriane, bën që Shtetet e Bashkuara të jenë shteti i vetëm në Kombet e Bashkuara që nuk e mbështesin marrëveshjen.

SHBA-të e kanë ratifikuar këtë marrëveshje në vitin 2015, por presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar në qershor se do ta braktisë marrëveshjen.

Siria ishte vendi i vetëm në Kombet e Bashkuara, që nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, pas Nikaraguas që u bë pjesë muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG