Ndërlidhjet

Shtetet e Bashkuara mbeten të izoluara për klimën


Pamje nga konferenca për klimën në Bon të Gjermanisë
Pamje nga konferenca për klimën në Bon të Gjermanisë

Siria planifikon t’i bashkohet marrëveshjes për klimën të vitit 2015, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të mbesin vendi i vetëm që e kundërshton këtë marrëveshje, kanë thënë mbrëmë delegatët në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, që po mbahet në Bon të Gjermanisë.

Siria dhe Nikaragua ishin të vetmet vende, që kishin mbetur jashtë Marrëveshjes së Parisit në vitin 2015, por Nikaragua aktualisht ka paralajmëruar se do tu bashkohet të 195 vendeve të tjera, që janë pjesë e marrëveshjes.

Departamenti amerikan i shtetit e ka përqeshur shqetësimin e befasishëm të Sirisë për ambient, në periudhën e luftës së saj civile shkatërruese gjashtëvjeçare.

“Nëse qeveria e Sirisë kujdeset shumë për atë se çka po dërgohet në ajër, atëherë ajo nuk është dashur ta godasë me gaz popullin e vet”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Maher.

XS
SM
MD
LG