Ndërlidhjet

Aktivistja Romanova konfirmoi se ka ikur nga Rusia


Olga Romanova

Drejtoresha e një organizate joqeveritare me seli në Moskë, që i mbronë të drejtat e të burgosurve, ka konfirmuar se ka ikur nga Rusia, pasi një shërbim federal displinor ka paraqitur padi penale kundër saj.

Këto akuza kundër drejtoreshës, Olga Romanova, thuhet se janë bërë për shkak të keqpërdorimit të fondeve shtetërore.

Në një postim të djeshëm në rrjetin Facebook, zonja Romanova ka konfirmuar se është larguar nga Rusia në muajin qershor, pasi policia i kishte bastisur zyrat e grupit të saj, Rusia Prapa Grilave.

Romanova tha se nnuk ka mundur t’i keqpërdorë fondet shtetërore pasi organizata e saj nuk financohej nga qeveria e Rusisë.

Sipas saj, organizata e saj joqeveritare financohet nga fondet që i merr nga ngjarjet e ndryshme për mbledhje të parave dhe nga të ardhurat e kompanisë së saj private.

Romanova tha se ajo vazhdon ta udhëheq këtë grup nga Gjermania, ku ajo ka gjetur punë në muajin shtator.

Ajo tha se nuk planifikon të kthehet në Rusi.

Aktuslisht, disa politikanë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe gazearë, janë larguar nga Rusia, të frikësuar për sigurinë e tyre.

XS
SM
MD
LG