Ndërlidhjet

Një vjet e gjysmë burg për agjentin maqedon të arratisur në Greqi


Goran Grujevski
Goran Grujevski

Gjykata Penale e Shkupit e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burg, Goran Grujevskin, ish-kryeshefin e drejtorisë së pestë të Ministrisë së brendshme të Maqedonisë, i akuzuar në rastin e koduar “Fortesa 2”, që ka të bëjë me shkatërrimin e dokumenteve të përgjimit.

Gjashtë zyrtarët e tjerë të policisë janë dënuar me nga një vit burg me kusht.

Goran Grujevski është dënuar në mungesë, pasi ai së bashku me një agjent tjetër të policisë sekrete gjenden në paraburgim në Greqi, ku ishin arratisur pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria speciale. Policia greke i kishte arrestuar në aeroportin e Selanikut gjatë përpjekjes për t’u larguar me pasaporta false të Bullgarisë.

Gjykimi i agjentit të policisë është pjesë e shumë procesve gjyqësore, të nisura kundër zyrtarëve të qeverisë së kaluar, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe disa ministra dhe drejtues të tjerë të lartë.

Të gjithë akuzohen për shpërdorime të detyrës, mashtrime zgjedhore, presione ndaj mediave, kurdisje tenderësh dhe vepra të tjera penale, që janë paraqitur në aferën e përgjimeve, të zbuluar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në shkurt të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG