Ndërlidhjet

Moskë: Refuzohet padia e Navalnyt kundër Putinit


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Një gjykatë në Moskë ka refuzuar padinë e liderit opozitar, Aleksei Navalny, kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe administratës së tij.

Navalny ka thënë më 1 nëntor, se ai do të ngrisë padi kundër Putinit dhe administratës së tij, duke e akuzuar Kremlinin për koordinimin e disa pengesave në kampanjësn e tij, për zgjedhjet presidenciale ruse në mars të vitit 2018-të.

Vladimir Putin, i cili është në pushtet për 18 vite, ende nuk ka njoftuar nëse do të kandidojë në garën e cila do t’i garantonte një mandat të gjashtë.

XS
SM
MD
LG