Ndërlidhjet

Ministrat e NATO-s diskutojnë për Afganistanin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg.

Ministrat e NATO-s, janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar fuqizimin e misionit të aleancës në Afganistan dhe riorganizimin e strukturës së tyre komanduese, si përgjegjje ndaj kërcënimeve të Rusisë.

Para këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg, tha se po planifikojnë të rrisin numrin e trupavë në Afganistan, nga 13.000 në 16.000.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kushte paralajmëruar në gusht për strategjinë e re në Afganistan.

“SHBA-ja do të rrisë numrin e ushtarëve dhe më shumë aleatë dhe partnerë po kontribuojnë që të vazhdohet fuqizimi i forcave afgane, në mënyrë që të luftohet terroristët”, ka thënë Stoltenberg.

Kombet e Bashkuara, NATO dhe partnerët tjerë kanë më shumë se 100.000 trupa në Afganistan, por talibanët kanë vazhduar me kryengritjet e tyre që kur që kur NATO, kishte ndaluar operacionin e tyre në vitin 2014-të.

XS
SM
MD
LG