Ndërlidhjet

Mogherini udhëton në Kirgizi dhe Uzbekistan


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të udhëtojë sot në Kirgizi dhe Uzbekistan, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të këtyre dy vendeve.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë përpara vizitës, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, tha se situata e të drejtave të njeriut në Kirgizi do të jetë në mesin e çështjeve që Mogherini do të diskutojë me presidentin Almazbek Atambaev, presidentin e zgjedhur, Sooronbai Jeenbekov, dhe kryeministrin Sapar Isakov.

Kocijançiq po ashtu tha se pas vizitës në Bishkek, Mogherini do të ndjekë një samit ministror BE-Azi Qendrore, që do të mbahet në Samarkand të Uzbekistanit.

Ajo do të takojë atje presidenin uzbek, Shavkat Mirziyoev, dhe ministrat e Jashtëm të vendeve të Azisë Qendrore.

XS
SM
MD
LG