Ndërlidhjet

Banorët po braktisin Porto Rikon e shkatërruar nga uragani


Pamje nga Porto Riko -- Foto nga arkivi
Pamje nga Porto Riko -- Foto nga arkivi

Kanë kaluar pak kohë nga uragani Maria që goditi Porto Rikon, ndërsa banorët nga ky vend i shkatërruar, po shqyrtojnë opsionin e braktisjes së ishullit.

Sipas Associated Press, populli është në mëdyshje se a duan të largohen përgjithmonë, apo të përmbushin detyren e tyre patriotike, ta rindërtojnë vendin.

Më shumë se 140.000 amerikanë nga Porto Riko, kanë braktisur ishullin tashmë, që kur stuhia e fuqishme goditi vendin me 20 shtator.

AP raporton se edhe 300.000 banorë të tjerë mund ta braktisin vendin në dy vitet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG