Ndërlidhjet

Partia gjermane kërkon rikthimin e refugjatëve në Siri


 Alexander Gauland, nga partia AfD, publikisht ka deklaruar se është kundër refugjatëve.
Alexander Gauland, nga partia AfD, publikisht ka deklaruar se është kundër refugjatëve.

Partia djathtiste gjermane “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ka bërë thirrje për rikthimin e gjysmë milioni refugjatë sirianë që jetojnë në Gjermani, me arsyetimin se lufta tashmë ka përfunduar.

Ata thanë se edhe presidenti sirian, Bashar al- Assad, u ka bërë thirrje refugjatëve të rikthehen në vendin e tyre.

Ushtria siriane ka shpallur fitore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), duke thënë se kanë rimarrë qytetin e fundit të IS-it, pas tri viteve.

Kombet e Bashkuara, kanë thënë se luftimet ende po vazhdojnë në shumë zona.

XS
SM
MD
LG