Ndërlidhjet

Mogherini: BE besnike ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin


Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian do të sigurohet që marrëveshja bërthamore në mes të fuqive botërore dhe Iranit “ të implementohet nga të gjithë”, ka thënë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Mogherini tha në një konferencë në Uzbekistan se marrëveshja ishte një “arritje e madhe e Evropës dhe diplomacisë ndërkombëtare që ajo po reflekton”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar të certifikojë Iranin si vend në pajtueshmëri me obligimet e marrëveshjes bërthamore, edhe pse inspektorët ndërkombëtarë thonë se Irani ka përmbushur obligimet e tyre.

Trump e ka akuzuar Iranin për shkelje të “shpirtit të marrëveshjes” dhe ka thënë se do të kërkoj nga Kongresi i shtetit amerikan, të përforcoj ligjin lidhur me marrëveshjen.

Më herët gjatë javës, Mogherini, duke folur në Uashington, ka thënë se ligjvënësit në SHBA, do të sigurohen që SHBA, të certifikojë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

XS
SM
MD
LG