Ndërlidhjet

Kroaci: Opozita nuk arriti ta rrëzojë qeverinë për rastin "Agrokor"


Selia e kompanisë Agrokor në Zagreb
Selia e kompanisë Agrokor në Zagreb

Qeveria e Kroacisë e ka mbijetuar votëbesimin e inicuar nga opozita lidhur me veprimet e kabinetit ndaj krizës së borxheve në firmën më të madhe private të ushqimit dhe të shitjes me pakicë.

Në votimin e sotëm në Parlamentin e Kroacisë, në favor të qeverisë së qendrës së djathtë votuan 78 deputetë, ndërsa për propozimin e opozitës ishin 59 deputetë.

Votimi është kërkuar nga opozita, e cila ka pretenduar se ndihma financiare qeveritare për kompaninë Agrokor, që është më e madhja për shitje me pakicë në Ballkan, i kishte favorizuar disa kreditorë dhe nuk ka qenë transparente.

Qeveria dhe menaxhri i krizës në Agrokor, Ante Ramljak, i kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës së Kroacisë.

Agrokor, me 60 mijë të punësuar nëpër gjithë Ballkanin, është zhytur në borxhe prej afro 6 miliardë eurosh gjatë viteve të fundit, përfshirë një shumë që është borxh ndaj një banke shtetërore ruse.

Themeluesi i kompanisë, Agrokor, Ivica Todoriq, javën e kaluar i është dorëzuar policisë në Londër, pasi ishte publikuar një fletarrest evropian kundër tij nga Kroacia.

Ai tash e pret vendimin për ekstradim eventual nga Britania në Kroaci.

XS
SM
MD
LG