Ndërlidhjet

Trump arriti në Filipine për pjesëmarrje në samitin ASEAN


Donald Trump gjatë një konference për gazetarë në Hanoj të Vietnamit
Donald Trump gjatë një konference për gazetarë në Hanoj të Vietnamit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot ka arritur në kryeqytetin Manilë të Filipineve, që është ndalja finale e turneut të tij 13 ditësh nëpër Azi.

Presidenti Trump në Manilë do të qëndrojë deri pasnesër për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Disa orë para se të arrinte në Manilë, policia speciale filipinase i ka përdorë topat e ujit për t’i parandaluar qindra protestues antiamerikanë që të mos i afrohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Më herët në Vietnam, presidenti Trump mori pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), gjatë së cilit e ka pasur një takim të shkurtër me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Turneu aziatik i presidentit amerikan, Donald Trump, me ç’rast e vizitoi edhe Japoninë, Kinën dhe Korenë Jugore, kishte për qëllim forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, derisa po bëhen përpjekje për ta kundërshtuar kërcënimin atomik nga Koreja Veriore.

Në Vietnam ai ka ofruar të ndërmjetësojë në kontestin lidhur me pretendimet në Detin Jugor Kinez, që për një kohë të gjatë ka shkaktuar tensione në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG