Ndërlidhjet

Më shumë se 300 të vdekur nga tërmeti në Iran dhe Irak


Epiqendra e termetit të fuqishëm që ka goditur Iranin dhe Irakun.
Epiqendra e termetit të fuqishëm që ka goditur Iranin dhe Irakun.

Një tërmet shkatërrues në afërsi të kufirit të Iranit me Irakut ka lënë të vdekur më shumë se 300 persona dhe afro 2.500 të lënduar, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Iranit.

Sipas Ministrisë, numri më i madh i viktimave është në provincën Kermanshah, ku banorët raportuan për lëkundje në magnitudë prej 7.3 ballësh.

Autoritetet irakiane kanë njoftuar se 6 irakianë kanë vdekur dhe rreth 300 të tjerë janë lënduar si rezultat i lëkundjeve nga tërmeti.

Sipas institutit të Anketuesve amerikanë të gjeologjisë, tërmeti kishte qendrën në qytetin Halabja, në verilindje të Irakut.

Agjencitë e lajmeve raportuan për disa të vdekur dhe qindra të lënduar edhe në Irak, shumica në Kurdistan, edhe pse ende nuk ka raporte zyrtare.

XS
SM
MD
LG