Ndërlidhjet

Trump: Moska mund të ndihmoj në zgjidhjen e krizave në botë


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në postimet e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se raportet pozitive me Rusinë janë “një gjë e mirë”, dhe se Moska mund “të ndihmojë shumë” në zgjidhjen e krizave në Ukrainë, Kore të Veriut dhe Siri.

“Kur do ta kuptojnë kundërshtarët tanë se të pasurit marrëdhënie të mira me Rusinë është një gjë e mirë”, ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter.

Në vizitën e tij 12 ditore në Azi, Trump ka thënë se Rusia është “sanksionuar rëndë” dhe se “ tani është koha të shërojmë një botë të shembur dhe të thyer”.

Shtetet e Bashkuara i kanë venosur sanksione Rusisë për dyshimet në ndërhyrjen e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe për agresionin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG