Ndërlidhjet

Trump: Në ASENA do të diskutohet Korea V. dhe tregtia botërore


Presidenti Trump gjatë turneut në Azi -- Foto nga arkivi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tensionet në gadishullin korean dhe tregtia botërore do të jenë çështjet kyqe që do të diskutohen në Asociacionin e Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), në Filipine.

Trump u ka thënë gazetarëve se ai e ka ngritur çështjen e testimeve të raketave të Kores së Veriut, me kryeministrin Japonez dhe Australian, në samitin e Manilas.

Ai tha se ai dhe kryeministrat japonez dhe australian, Shinzo Abe dhe Malcolm Turnbull, kanë “bërë një progres të madh në bisedimet për tregti”.

“Kemi bërë disa hapa të mëdhenj sa i përket tregtisë, kemi bërë diçka më të madhe që keni parë deri më tani”, ka thënë Trump.

Sipas tij në këto marrëveshje tregtare do të SHBA-ja do të jetë ajo që do të përfitojë më shumë.

XS
SM
MD
LG