Ndërlidhjet

Rusi: Drejtori i kompanisë së naftës do të dëshmoj para gjykate


Drejtori i kompanisë së naftës Rosneft, Igor Sechin.

Udhëheqësi i kompanisë shtetërore të naftës, Rosneft, është urdhëruar të dëshmoj si dëshmitar në gjykimin e Ministrit të ekonomisë, Aleksei Ulyukayev.

Zëdhënësi i kompanisë Rosneft, Mikhail Leontyev, ka thënë se Igor Sechin nuk ka pranuar ndonjë urdhër për të dala para gjyqit.

“Ai nuk ka pranuar ndonjë urdhër”, ka thënë Leontyev.

Ulyukayev, është ndër zyrtarët e lartë që është arrestuar në Rusi, që nga epoka e Bashkimit Sovjetik.

Ai është i akuzuar për marrje të 2 milion dollarëe nga Sechin në këmbim të miratimit nga ministria e tij për marrjen e shumicës së aksioneve nga kompania Rosneft.

Sechin ka shërbyer si shef i shtabit të Putinit për katër vite dhe njihet si aleat i ngushtë i tij.

XS
SM
MD
LG