Ndërlidhjet

SHBA-të dhe Rusia do të diskutojnë forcat paqeruajtëse në Ukrainë


Përfaqësuesi i veçantë i Kombeve të Bashkuara për bisedimet me Ukrainën.
Përfaqësuesi i veçantë i Kombeve të Bashkuara për bisedimet me Ukrainën.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Kurt Volker, do të takohen me ndihmësin e Kremlinit, Vladislav Surkov, për të diskutuar trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë.

Volker ka thënë se ai do të takohen me Surkov në Beograd, për të diskutuar “ parimet” e marrëveshjes për trupat paqeruajtëse.

Ai u ka thënë gazetarëve në Uashington se “nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje rreth kësaj çështje”.

Uashingtoni do që të monitorojë të gjithë zonën e konfliktit, në mënyrë që mos të shkrepën armët në atë zonë, ka thënë Volker.

Luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe forcave separatiste ruse, në zonat Donetsk dhe Luhansk, kanë vrarë më shumë se 10.000 vetë që nga prilli i vitit 2014.

XS
SM
MD
LG