Ndërlidhjet

Tetë policë të vrarë nga një sulm i dyshuar taliban


Foto nga arkivi

Një zyrtar afgan ka njoftuar se një sulm i dyshuar taliban, në provinën perëndimore të Farah, ka vrarë tetë policë.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se militantët sulmuan policët në një pikë kontrolli më 13 nëntor.

Ai ka shtuar se një polic është plagosur dhe është arrestuar nën dyshimet se kishte lidhje me talibanët.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në fund të tetorit, nëntë ushtarë afganë ishin vrarë, kur militantët kishin sulmuar një pikë të sigurisë. Në këtë sulm talibanët e kishin marrë përgjegjësinë.

XS
SM
MD
LG