Ndërlidhjet

Dominon partia “Ëndërra Gjeorgjiane” në zgjedhjet lokale


Kandidati për kryetar të Tbilisit, Kakha Kaladze.

Bazuar në rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia “Ëndërra Gjeorgjiane”, ka fituar duke mposhtur pesë nga gjashtë garuesit lokal në balotazh, tri javë pasi kjo parti fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, partia “Ëndërra Gjeorgjiane”, pati siguruar 63 nga 64 komunat përfshirë edhe kryeqytetin Tbilisin.

Dalja në zgjedhje në raundin e dytë ishte 33.2 përqind, raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (CEC).

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ana Mikeladze, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë incident serioz gjatë balotazhit.

“Zgjedhjet janë mbajtur në ambient të qetë, nuk është shënuar ndonjë incident dhe votuesit lirshëm kanë shprehur vullnetin e tyre gjatë ditës”, ka thënë ajo.

“Ëndërra Gjeorgjiane”, ka mposhtur partinë e ish-presidentit, Mikheil Saakashvili dhe erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG