Ndërlidhjet

Vendet e BE-së me marrëveshje të përbashkët për siguri


Shefja për politikë të Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini.

Gjatë një takimi në Bruksel, ministrat e mbrojtjes të Francës, Gjermanisë dhe 21 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar një akt të ashtuquajtur Bashkëpunim i strukturuar i përhershëm për siguri dhe mbrojtje, i njohur is PESCO.

Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka lavdëruar nënshkrimin e dokumentit, duke e quajtur këtë si “ moment historik”.

“Ky është fillimi i një pune të përbashkët. Pjesëmarrja e njëzetetri shteteve dhe bashkëpunimi i tyre në hapa operacional dhe në kapacitete është diçka e madhe”, ka thënë Mogherini

Kjo iniciativë pritet të zyrtarizohet nga liderët evropianë në takimin e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, më 14-15 dhjetor.

Kjo marrëveshje është përpjekje e Gjermanisë dhe Francës, për të shtyrë përpara lidhjet në fushën e sigurisë si një mënyrë për të ripërtrirë blloku pas referendumit për shkëputje të Britanisë.

XS
SM
MD
LG