Ndërlidhjet

Rumani: Lideri i partisë në pushtet përballet me akuza për krim të organizuar


Lideri i partisë në pushtet, Liviu Dragnea.

Gjyqtarët romun kundër korrupsion, kanë thënë se kanë nisur hetimet për kryetarin e partisë në pushtet, nën dyshimet për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Zyra e prokurorit ka njoftuar se, Liviu Dragnea, dyshohet për krim të organizuar dhe për marrje të paligjshme të fondeve nga Bashkimi Evropian.

Tetë persona të tjerë po hetohen për të njëjtin rast.

Deklaratat e fundit për Dragnean, kanë të bëjnë me keqpërdorim të fondeve të këshillit të vendit, Teleorman, gjatë viteve 2001-2012.

Në Janar, social demokratët, bënë përpjekje për ta dekriminalizuar atë nga abuzimet e tij me detyrën, duke nxitur protesta të mëdha.

Në tetor, partia e tij kishte dorëzuar një ligj në parlament për të riorganizuar gjyqësorin.

XS
SM
MD
LG