Ndërlidhjet

Numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur


Pamje gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Kermanshah të Iranit

Mijëra njerëz e kanë kaluar edhe natën e dytë në tendat e improvizuara ose nën qiellin e hapur, derisa autoritetet konsiderojnë se nuk ka shpresa për gjetjen e të mbijetuarve eventualë, nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur rajonin afër kufirit Iran-Irak, nga i cili kanë humbur jetën më se 437 njerëz.

Ministria e brendshme e Iranit tha dje se në provincën iraniane, Kermanshah, është raportuar për 407 persona të vdekur dhe afro 6,700 të tjerë të plagosur.

Sot në mëngjes agjencitë iraniane të lajmeve kanë paraqitur shifra të ndryshme. Derisa agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA, raportoi për 430 vetë të vdekur në Iran dhe 7,156 të plagosur, agjencia gjysmë-zyrtare, Tahsin, tha se kanë vdekur 445 vetë dhe janë plagosur 7,370 të tjerë.

Agjencitë perëndimore të lajmeve, Reuters dhe AFP, kanë raportuar sot në mëngjes se autoritetet e kanë ndalur pjesën më të madhe të operacioneve të shpëtimit duke thënë se vështirë se mund të gjenden të mbijetuar të tjerë nga tërmeti i pardjeshëm.

Në Irak janë vrarë së paku 7 vetë, ndërsa 530 të tjerë janë plagosur, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG