Ndërlidhjet

Tërhiqet kryeredaktori shumëvjeçar i së respektuarës Novaya Gazeta


Dmitry Muratov gjatë një interviste, derisa në prapavijë shihet forografia e gazetares së vrarë Anna Politkovskaya
Dmitry Muratov gjatë një interviste, derisa në prapavijë shihet forografia e gazetares së vrarë Anna Politkovskaya

Kryeredaktori shumëvjeçar i së respektuarës, Novaya Gazeta, në Rusi, do të tërhiqet këtë javë.

Kryeredaktori, Dmitry Muratov, i tha dje agjencisë RBK se nuk synon një tjetër mandat si kryeredaktor, detyrë të cilën e kishte ushtruar për 22 vjet.

Anëtarët e bordit editorial të gazetaës do ta zgjedhin kryeredaktorin e ri më 17 të këtij muaji.

Muratov ishte njëri nga gazetarët, që e themeluan këtë gazetë, e cila botohet tri herë në javë.

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev, ia ka dhuruar gazetës një pjesë të Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1990.

Nën udhëheqjen e gazetarit Muratov, Novaya Gazeta, është shndërruar në njëren prej kompanive të pavarura mediale udhëheqëse në Rusi. Gazeta është lavdëruar për raportimet për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Aktualisht, tirazhi i saj është afro 190 mijë kopje.

Prej vitit 2001 janë vrarë gjashë gazetarë dhe gazetare të Novaya Gazeta, përfshirë Yury Shchekochikhin, Anna Politkovskaya dhe Anastasia Baburova.

Në vitin 2007, kreredaktori Muratov e ka fituar Çmimin Ndërkombëtar për Liri të Shtypit, që e jep Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Në vitin 2010 ai ishte shpallur fitues i Legjionit të Nderit në Francë.

XS
SM
MD
LG