Ndërlidhjet

Për djegien e Ambasadës së SHBA-ve me kusht u dënuan 4 vetë, 3 lirohen


Ambasada amerikane në Beograd e përfshirë nga zjarri më 21 shkurt 2008, pas mitingut Kosova është Serbi
Ambasada amerikane në Beograd e përfshirë nga zjarri më 21 shkurt 2008, pas mitingut Kosova është Serbi

Të akuzuarve për djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, pas protestës, Kosova është Serbi, sot u janë shqiptuar dënime me kusht në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Me dënim me burg prej gjashtë muajsh me kusht gjatë periudhës prej dy viteve, janë dënuar, Dejan Vuçkoviq, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviq. Me pesë muaj burg me kusht për dy vjet, është dënuar i akuzuari, Millan Tomas.

Djegia e Ambasadës amerikane në Beograd më 2008
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:59 0:00

Tre të akuzuar të tjerë janë liruar në mungesë të provave.

Ky është vendimi i dytë i shkallës së parë në këtë rast, pasi vendimin e parë vitin e kaluar e ka anuluar një gjykatë e apelit duke kërkuar përsëritjen e procesit gjyqësor.

Ata ishin të akuzaur meqë pas mitingut “Kosova është Serbi” para Kuvendit të Serbisë, në mënyrë të organizuar kanë arritur para Ambasadës amerikane dhe kanë hedhur gurë, gjëra të tjera dhe ia kanë vënë flakën ndërtesës së ambasadës. Nga zjarri i shkaktuar ka humbur jetën personi 20 vjeçar, Zoran Vujoviq, nga Novi Sadi.

XS
SM
MD
LG