Ndërlidhjet

Greqi: Policia i bllokoi migrantët


Policia greke afër një kampi të migrantëve
Policia greke afër një kampi të migrantëve

Policia e Greqisë sot i ka bllokuar afro 200 migrantë dhe azilkërkues duke mos i lejuar që të largohen nga kufiri verior grek për në kufirin e Maqedonisë. Migrantët shpresojnë se do të mund të udhëtonin në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Dhjetëra oficerë të njësiteve speciale i kanë përdorë mburojat e tyre për t’i detyruar migrantët që të kthehen prapa në qendër të Selanikut dhe i kanë bllokuar rrugët me autobusa policorë.

Migrantët dhe azilkërkuesit, përfshirë familje me fëmijë të vegjël, kanë refuzuar të largohen dhe ishin ulur në rrugë. Në një konfrontim të shkurtër askush nuk ka pësuar lëndime, raporton agjencia AP nga Selaniku.

Migrantët, shumica prej Sirisë, Irakut dhe Somalisë, ishin tubuar gjatë ditës në Selanik. Shumë prej tyre thanë se i ishin përgjigjur fushatës në mediat sociale për marshim në kufirin Greqi – Maqedoni, për të protestuar kundër moslejimit për të udhëtuar në ndonjë vend tjetër evropian.

Afro 60 mijë migrantë dhe refugjatë, që së pari kanë arritur në Greqi, vazhdojnë të mbeten në bllokuar në këtë vend.

XS
SM
MD
LG