Ndërlidhjet

Rusia i ka kundërshtuar akuzat e Spanjës për përzierje në Katalonjë


Dmitry Peskov
Dmitry Peskov

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat e liderëve të Spanjës se ndoshta ka mundur të përhapë “dezinformacion”, që ka ndihmuar ta përshpejtoj krizën lidhur me votimin në Katalonjë për pavarësi, muajin e kaluar.

“Autoritetet e Spanjës, NATO-ja dhe gazetat, nuk kanë sjellur as të vetmin argument të vlefshëm për t’i mbëhtetur këto pretendime”, tha mbrëmë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne konsiderjmë se këto pretendime janë të pabaza dhe me gjasë vazhdim i qëllimshëm i histerisë së njejtë, e cila tash po ndodhë në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër të vendeve të tjera”, tha Peskov.

Liderët e Spanjës dje e kanë ngritur çështjen e mundësisë që fushata e Rusisë me “dezinformacion dhe manipulim” të opinionit, ka mund të ndikojë nëvotimin për pavarësi të Katalonjës.

XS
SM
MD
LG