Ndërlidhjet

Britania i paguan Iranit borxhin dhe "jo lirimin e punonjëses humanitare"


Nazanin Zaghari-Ratcliffe
Nazanin Zaghari-Ratcliffe

I dërguari i Iranit në Britani tha se Britania planifikon të transferojë mbi 527 milionë dollarë në Republikën Islamike, për të zgjidhur një borxh që daton nga vitet 1970.

Ambasadori Hamid Baeedinejad e bëri njoftimin përmes një postimi në llogarinë e tij në Telegram, duke thënë se kjo nuk ka lidhje me rastin e një punonjëseje të ndihmës, iraniano-britanike, e cila është arrestuar nga autoritetet në Teheran.

Britania i ka borxh Iranit për shkak të një marrëveshjeje të kontestueshme për armët dhe ka kërkuar këshilla ligjorë nëse mund t’i transferojë paratë në Iran.

Gazeta britanike Telegraph ka raportuar më 15 nëntor se Qeveria britanike është duke u përgatitur për transferimin e fondeve në Iran, për të ndihmuar lirimin e punonjëses së ndihmës, Nazanin Zaghari-Ratcliffe.

Kjo e fundit është arrestuar në Teheran në prill të vitit 2016 dhe është dënuar me pesë vjet burgim, nën akuzat se ka bërë komplot për të rrëzuar establishmentin klerik të Iranit. Ajo i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG