Ndërlidhjet

Sylvester Stallone i mohon akuzat për abuzim seksual


Aktori amerikan, Sylvester Stallone.

Aktori amerikan, Sylvester Stallone, i ka hedhur poshtë raportet se ai dhe roja e tij kanë sulmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare në Las Vegas, në vitet 1980.

Gazeta The Mail Online ka publikuar, siç ka thënë, raportin e policisë, që daton nga viti 1986 dhe që i detajon akuzat.

Vajza nuk i ka çuar më tutje akuzat, sepse është ndjerë “e poshtëruar, e turpëruar dhe e frikësuar”, thueht në raport.

Zëdhënësja e yllit të filmave Rocky ka thënë se artikulli është “krejtësisht i rremë”.

“Stallone nuk është kontaktuar kurrë nga autoritetet apo dikush tjetër në lidhje me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësja e tij, Michelle Bega.

XS
SM
MD
LG