Ndërlidhjet

Iraku rimerr qytetin e fundit nga Shteti Islamik


Provinca Anbar - foto arkivi
Provinca Anbar - foto arkivi

Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni shumëkombësh që udhëheq SHBA-ja, kanë çliruar qytetin e fundit irakian që ka qenë nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik.

Ministria tha përmes një deklarate se njësitet ushtarake dhe luftëtarët fisnorë kanë avancuar në lagjet perëndimore të qytetit Rava, në provincën Anbar.

Zyrtarët më vonë njoftuan se forcat qeveritare të Irakut kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Në verën e vitit 2014, Shteti Islamik ka pushtuar territore të mëdha në Irak dhe Siri, duke shpallur kalifatin e tij.

Grupi ekstremist është dobësuar ndjeshëm edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG