Ndërlidhjet

Policia franceze ka arrestuar 26 persona për vjedhje dhe zhvatje


Ilustrim -- Foto nga arkivi

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë thotë se 26 persona nga ish-republikat sovjetike janë arrestuar në Paris, nën akuza për vjedhje, zhvatje dhe të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal.

Në një deklaratë ministria tha se të dyshuarit janë "anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Francë" dhe se ata u arrestuan në një operacion të përbashkët të kryer nga policia franceze për krime dhe financa, së bashku me zyrtarë të ambasadës gjeorgjiane në Paris.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit konfiskuan sasi të mëdha parash, armë zjarri, maska, dokumente të falsifikuara dhe automjete të vjedhura tha ministria.

Qytetarët e Gjeorgjisë, duke përfshirë pesë "shefat e krimit" dhe gjashtë gra ishin ndaluar, njoftuan zyrtarët.

XS
SM
MD
LG