Ndërlidhjet

Unioni i gazetarëve ukrainas kërkon lirimin e gazetarit në Bjellorusi


Gazetari ukrainas i ndaluar në Bjellorusi, Pavlo Sharoyko.

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU) po kërkon lirimin e një korrespondenti të radios ukrainase që po mbahet në paraburgim në Bjellorusi.

Kryetari i NUJU, Serhiy Tomilenko, tha se korrespondenti i radios ukrainase, Pavlo Sharoyko, u arrestua në Minsk më 25 tetor.

"Paraburgimi u krye nga Komiteti i sigurimit shtetëror të Bjellorusisë," tha Tomilenko, duke shtuar se Sharoykotit po i lejohet përfaqësimi vetëm nga autoritetet bjelloruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës konfirmoi ndalimin e Sharoyko dhe tha se Departamenti i Politikës së Jashtme i ministrisë po merrte masa për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

Interfax në Ukrainë njoftoi se Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka konfirmuar se Sharoyko ishte "akredituar si gazetar i huaj, por nuk kemi informacion të mëtejshme dhe nuk mund të komentojmë" rreth çështjes.

Paraburgimi i gazetarit u raportua për herë të parë nga drejtor i përgjithshëm i transmetuesit publik në Ukrainë, Zurab Alasania.

Në një postim në Twitter, Zurab Alasania tha se Ambasada e Bjellorusisë nuk i është përgjigjur kërkesave për informacion.

Ai shkroi se "informata jozyrtare" tregojnë se gazetari po mbahet nën akuza për spiunazh edhe pse kjo nuk mund të konfirmohej.

XS
SM
MD
LG