Ndërlidhjet

Ekuadori goditet nga dy tërmete të forta


Ilustrim -- Foto nga arkivi
Ilustrim -- Foto nga arkivi

Dy tërmete të forta goditën Ekuadorin, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk ka raporte për vdekje apo lëndime në njerëz, njoftoi presidenti i vendit, Lenin Moreno.

Dridhja e parë me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur vendin të premten, që u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballësh të shtunën, njoftoi instituti gjeofizik i vendit.

Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil dhe i dyti goditi në jug më afër Balaos në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash.

Tërmeti shkaktoi panik pasi banorët ikën nga shtëpitë e tyre në rrugë dhe spitalet u evakuan.

Mësimet u anuluan në shumë shkolla.

Në vitin 2016-të, një termet prej 7.8 ballësh pati lënë të vdekur 671 persona, ndërsa kishte lënë të lënduar mijëra të tjerë.

XS
SM
MD
LG