Ndërlidhjet

Propozimi i SHBA-së për furnizimin e Ukrainës me armë


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko -- Foto nga arkivi
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko -- Foto nga arkivi

Ndihmës të lartë amerikanë do t’i propozojnë presidentit, Donald Trump, një plan 47 milion dollarësh për të financuar dhe shitur armë mbrojtëse Ukrainës.

Sipas transmetuesit televiziv ABC News, një burim nga Departamenti i Shtetit, ka thënë se kjo do të jetë një përpjekje për të luftuar agresionin rus në rajon.

ABC ka transmetuar se plani për furnizim të Ukrainës me armë, përfshin një raketë kundër tankeve, që sipas raportimeve vetëm inicuesi i raketës kushton rreth 126 mijë dollarë, ndërsa 78 mijë dollarë kushton secila raketë.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit, i ka thënë ABC se “nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë deri më tani”.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të aprovojnë çfarëdo vendimi që do të mirret rreth kësaj çështje.

XS
SM
MD
LG