Ministrat e Iranit, Rusisë dhe Turqisë janë takuar në Turqi, për të diskutuar luftën civile në Siri, para samitit të Sochit në Rusi.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusloglu, zhvilloi takimin në dyer të mbyllura me homologun e tij rus, Sergei Lavrorv dhe atë iranian, Mohammad Javad Zarif në Antali.
Ministri iranian ka folur për takimin, ai i quajti këto bisedime “shumë të dobishme”, duke thënë se “ kemi arritur marrëveshje në disa çështje kyçe”, raportojnë agjencitë ruse.
Diplomati rus, ka refuzuar të ofroj detaje rreth takimit të mbajtur. Ai e kishte paralajmëruar takimin, përpara se presidenti rus, Vladimir Putin, të tkohej me homologët e tij iranian dhe turq, Hassan Rohani dhe Recep Tayyip Erdogan.
Takimi i tyre do të fokusohet në reduktimin e dhunës në Siri.