Ndërlidhjet

Kazakistan: Filloi procesi kundër ekstremistëve islamikë


Të akuzuarit në një gjykatë në qytetin Aqtobe në Kazakistan

Procesi gjyqësor kundër dhjetëra personave të akuzuar për shitjen ilegale të naftës, disa prej të cilëve janë të akuzuar për ektremizëm religjioz, ka filluar sot në Kazakistan.

Policia e ka rrethuar Gjykatën rajonale në Aqtobe, para fillimit të procesit.

Gjykimi po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa numri i saktë i personave të akuzuar nuk është bërë publik.

Hetuesit thonë se disa persona të akuzuar janë mbështetës të degës Salafi të religjionit islamik, të cilët nga autoritetet sekulare në Kazakistanin me popullatë shumicë myslimane, konsiderohen ekstremistë.

Të dyshuarit janë arrestuar në dhjetor të vitit 2016, gjatë një operacioni të gjërë disa-ditësh, pasi një gjykatë në qytetin Aqtobe, i kishte dënuar me dënime të gjata me burg 29 vetë lidhur me të shtëna në muajin qershor.

Për këto sulme, qeveria i kishte fajësuar militantët isalmikë.

Gjatë dhunës në qershor të vitit 2016 ishin vrarë 18 sulmues të dyshuar, 5 civilë dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë së Kazakistanit.

Kritikët e qeverisë së presidentit, Nursultan Nazarbaev, thonë se autoritetet e Kazakistanit shpeshherë gabimisht i akuzojnë grupet e myslimanëve për ekstremizëm dhe në mënyrë të pasaktë për krime i fajësojnë ekstremistët.

XS
SM
MD
LG