Ndërlidhjet

Dënohet me 7 vjet burgim norvegjezi që iu bashkua IS


Ilustrim -- Foto nga arkivi
Ilustrim -- Foto nga arkivi

Një gjykatë në Norvegji, ka dënuar një 34 vjeçar me 7 vjet e gjysmë burgim, nën akuza se ishte pjesë e grupit ekstremist (Shteti Islamik) dhe kishte luftuar bashkë me militantët në Siri.

Gjykata e qarkut të Oslos, ka thënë të hënën se norvegjezi kishte udhëtuar për në Siri, në vitin 2014, ku iu nënshtrua disa skemave të trajnimeve dhe trajnimit për përdorimin e armëve.

Personi i identifikuar si Kristian Nichelsen, ishte arrestuar nga autoritetet turke në vitin 2016 në kufirin turk me Sirinë, dhe ishte dorëzuar te autoritetet norvegjeze.

I dënuari kishte pranuar se ishte mirëpritur nga antarët e IS, por kishte hedhur poshtë akuzat e gjykatës, duke thënë se shumë shpejtë ai kishte ndërruar mendje rreth antarësimit në grupin terrorist.

XS
SM
MD
LG