Ndërlidhjet

Presidenti çek takon sot Putinin


Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman.

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, ka arritur në Soçi të Rusisë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti pro-rus i Çekisë do të qëndrojë edhe në Moskë, ku do të takojë kryeministrin rus, Dmitry Medvedev, dhe do t’i adresohet Forumit Biznesor Rusi-Çeki, së bashku me rreth 130 shefa të kompanive çeke.

Vizita katërditëshe e Zemanit do të përfshijë edhe takimin me ish-liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Pozita e Zemanit është kryesisht ceremoniale, por komentet e tij në të kaluarën, duke shprehur mbështetje për Rusinë dhe Putinin, kanë ngritur shqetësime te Qeveria çeke dhe aleatët perëndimorë.

Zeman e ka zemëruar Kievin kur ka vënë në dyshim efektivitetin e sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për agresionin e saj në Ukrainë.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë çeke që të mbajë referendum mbi anëtarësimin e Çekisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por pa sukses.

XS
SM
MD
LG